albacenter.it

Tuesday
Sep 07th
Text
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
Home Articoli & Eventi Prezantohet skulptura e Nene Terezes e Mjeshtrit Nuhiu

Prezantohet skulptura e Nene Terezes e Mjeshtrit Nuhiu

There are no translations available.

( 454 letture) - Ne San Demetrio Corone, me rastin e aktiviteteve per njeqind-vjetorin e lindjes se Nene Terezes, me 8 Korrik 2010 eshte inauguruar  Muzeu i Hapur i Mjeshtrit Hivzi Nuhiu si dhe prezantimi i skulptures ne gur dedikuar Nene Terezes.
Ne kete dite inaugurimi ndodhej dhe Ambasadori i Republikes se Kosoves ne Rome SHTZ Albert Prenkaj, i cili se bashku me kryetarin e Bashkise San Demetrio Corone Antonio Sposato zbuloi  skulpturen e Nene Terezes se Kalkutes (Anjeze Gonxhe Bojaxhiu) veper ne gur e skulptorit  kosovar Hivzi Nuhiu.
Ky inaugurim, qe ben pjese ne nje seri aktivitetesh te parashikuara nga shoqata kulturore Arbitalia me rastin e njeqindvjetorit te lindjes se Nene Terezes kishte mbledhur qytetare te zones, artiste dhe admirues te artit, docente universitare, kritike arti, perfaqesues te shoqatave kulturore te bashkise San Demetrio Corone etj. , te cilet me kete rast nuk kane kursyer pergezimet per artistin.


Ambasadori i Republikes se Kosoves ne Rome SHTZ Albert Prenkaj u shpreh se ndihej i privilegjuar dhe shume i kenaqur qe gjindej ne mesin e atyre, qe jane tharmi i shqiptareve modern. Ne mesin e atyre, qe percollen ne shtegetim Skenderbeun dhe pinjollet e familjes se Kastrioteve, per te qendruar plot gjashte shekuj arberesh te vertete e duke theksuar me tej : “ Tharmi i bamiresise, qe doli nga Kosova shperbleu boten mbare, duke ia kthyer njerezimit dinjitetin human. Tash kemi edhe nje pike te references. Është ajo Gonxhe Bojaxhiu me prejardhje nga Gjakova, ajo që së bashku me skulptorin tonë Hevzi Nuhiu sot i japin një kuptim të ri këtij vendi (San Demtrio Corone – Shën Mitër). Gonxhja dhe Nuhiu vinë nga një tokë e lashtë që bota e ka njohur si Dardani.”

Per Mjeshtrin Nuhiu, Nene Tereza nuk eshte hera e pare qe “shfaqet” ne serine e portreteve te figurave te shquara te historise kombetare, perkundrazi eshte pothuaj  "familjare" mbasi artisti e ka prezantuar edhe here te tjera, ne dru (materiali i tij i preferuar) dhe tani ne gur, sikur cdohere pas perfundimit te vepres te kete pasur pershtypjen qe ka mbetur akoma diçka per te shprehur. Ndodh keshtu me shume artiste, te ndjejne nevojen e deshiren te rivizitojne subjektet-objekte e frymezimit te veprave te tyre duke i risjelle ne forma te reja shprehese e ne materiale te tjera.
Ne koleksionin e madh te veprave  te Hivzi Nuhit historia, eventet e saj, personazhet e rendesishme, qe kane dhene kontribut per vendin, kane qene gjithnje te pranishem perkrah veprave me tematike jo me pak te rendesishme si ajo e familjes, e rolit te gruas, e natures etj. Keshtu mund te permendim skulpturat ne dru te dedikuara figurave te rendesishme te historise shqiptare si ajo e Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, De Rada apo skulpturat e emertuar “Ushtari UCK”, “Oktapodi”, “Kosovo vuoto” etj., por gjejme edhe vepra me titull “Vizione poetike”, “Familja”, “Figura mesdhetare”, “Meditime” etj.
Ekspozimet e veprave te skulptorit kosovar Nuhiu, i cili qe prej 1983 banon ne San Demetrio Corone  jane te shumta  si ne Itali dhe jashte saj. Me disa prej tyre, ai ka ekspozuar perkrah artisteve te mirenjohur si  Guttuso, Treccani, Kodra, Migneco, Spatari, Filosa, Rincicoti, Cersosimo, Canonico, Biffi etj.
Per artin e tij kane shkruar shume revista te rendesishme arti si dhe eshte vleresuar me cmime si " “Premio Calabria Produce”, ne 1990, dhe Cmimi Nderkombetar " Skanderbeg”, te dhene ne 1993 nga vete Kardinal Tonini Esilio, ne Sallen e Pinakotekes se Kampidolio. 

Muzeu i Hapur i  inauguruar me 8 Korrik 2010 e Mjeshtrit Nuhiu perfshin vepra te shperndara ne zonat urbane te bashkise duke konfirmuar keshtu nje prani te perhershme qe prej shume vitesh shoqeron jeten e perditshme te banoreve te San Demetrio Corone. Nje mirenjohje keto vepra te artistit per bashkeqytetaret e tij dhe nje nderim qe qyteti i rezervon skulptorit me origjine kosovare e qe deshmon njekohesisht  edhe sensibilitetin e administrates bashkiake.

Veprat e skulptorit mund te shikohen ne internet ne adresen www.hevzinuhiu.mrw.it, www.comunedisandemetriocorone.it, www.arbitalia.it.


shkruar nga Albana Temali
( This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it )

 

Add comment


Security code
Refresh

Calendar of Events

Video

Elvin Hoxha (violino) - 2° Price Competition Wieniawski
Ganiyev plays caprice by H.Wieniawski

Banner
-------------------------------------

Immagine del giorno

gjylbegu.jpg

 

AlbaniaArtInstitute

There are no translations available.Albania Art Institute è un istituzione non governativa per promuovere l'arte e la Cultura albanese creando situazioni favorevoli e stimolanti per l'arte nazionale Albania Art Institute is the organizing body of five editions of Tirana International Film Festival, the very first international cinema festival in Albania created in 2003.This extraordinary event for Albania takes place annually under the auspices of the Albanian National Center of Cinematography, the Ministry of Culture, Youth and Sports and the Municipality of Tirana.The competition program combines short films of all formats and categories.Tirana International Film Festival is open to well-known artists as well as students, representatives of all schools, contemporary, independent and alternative cinema from throughout the world. TIFF reserves an important space to the seminars and workshops, which prove necessary for the Albanian film makers and young artists.

Visitors on-line

We have 64 guests online