FLETORJA E VJESHTES. J. Radi
Libra te autoreve shqiptare ne shqip

1090 letture - Fletorja e vjeshtes, poezi, Jozef Radi. Shtepia botuese "Pakti", Ancona, Italia, 2011. fq.134. Ky vellim poetik vjen pas permbledhjeve " Muret e muzgut" (1993)

dhe "Kujtesa e mjegulles" (2000) dhe siç shkruan ne kopertinen e fundit Leka Ndoja eshte shenje e pjekurise artistike te Jozef Radi, " jo vetem per arsye te mases se kohes se rrjedhur dhe te perkushtimit te poezise si mjet shprehes dhe ditar jetesor ku mbresohen aktet me sublime te veprimit njerezor apo i persiatjeve te receptuara nga poeti.
" Ket liber- shkruan ne parathenien e tij Jozef Radi - ua kam kushtue gjithe atyne qe ma s'paku e meritojne... ata jane pjesa ma e madhe e kesaj bote.. e nese dashnia s'e ka zbut pak shpirtin e tyre, t'pakten s'ka egersue mua.."
Elementi biografik e tejeshkon kete vellim poetik. Autori Radi, ka kalu vite te tera jete neper kampet e internimit gjate peridhes se regjimit komunit ne Shqiperi. Keto vite kane  padyshim kane lene gjurmet e thella ne formimin e tij si njeri e si poet. Me atdheun e lidhin vuajtjet e kjo ndjenje eshte filli lidhes te poezite eshte perpunimi i kesaj dhimje ne vargje, qe lexuesit i  "marrin frymen" nga pesha e dhimbjes qe percjellin.

Fletorja e vjeshtes, keshtu titullohet vellimi i ri poetik i


" nana ime e bjerrun shprese m'rriti n'nji kamp
                                                                 t'humbun
mes malesh te egra e t'braktisuna t'Kurveleshit,
ku dyqin sy burrash te lodhun dijesh e vetmie
lshonin drite e andrra mbi pafajesine time
                                                              n'shpergej
sot e kesaj dite une jam atje mes malesh t'egra
pse ndjej urrejtesit s'jane lodhe prej s'keqes s'tyne,
po une s'pata kohe me humbe n'urrejtje te askujt
pse sot e k'saj dite mbaj dashnine e atyne dyqind
                                                                      syve
qe besojninte jeta - te ajo foshnje n'grazhd.."

( Jozef Radi " Fletorja e vjeshtes, fq. 35, 2011)

Forca e magjishme e mendimit te lire qe s'njeh robni eshte i pranishem te "fletorja e vjeshtes se pare" per te vazhdu te "vjeshtat " e tjera "e dyte" e "e trete" deri te "vjeshta e vjeshteve" - pjesa e fundit e vellimit poetik ku pas nje udhetimi nga e kaluara ne kampet e internetimt deri te e sotmja , te jeta ne qytetin e Ankones  i rikthehet mallit te memedheut e tokes se t'pareve.
Memoriale mbetet Liria e mendimit apo Mendimi i lire, qe aq bukur eshte shprehe te keto vargje te shkeputuna nga " fletorja e vjeshtes se pare":

" jo, s'jane te lire ata qe ngrene rrethime
te lire jane ata qe rrethojne mure"

( Jozef Radi " Fletorja e vjeshtes, fq. 18, 2011)



Nje vellim poetik  "Fletorja e vjeshtes"  e Jozef Radi  qe impenjon vemendjen e lexuesit, ngjall emocione  te forta siò di te  shkaktoje vetem nje veper e mirefillte artistike jo vetem per permbajtjen e saj e temen qe trajton por dhe per mjeshtrine me te cilen ka perdore mjetin-gjuhen ne kete rast per t'a shprehur mendimin.

" Kurre shqipja ma lehte e ma ambel s'ka dale prej shpirtit tim..
E keshtu e lehte dhe e ambel ardhte edhe nder ju...jr."

( Jozef Radi, Fletorja e vjeshtes, fq. 9, 2011)


shkruar nga Albana Temali

 

Add comment


Security code
Refresh

Video

Aleksander Gashi, pianista- compositoreAleksander Gashi

pianista, compositore

cittadino italiano per meriti artistici