|
2647 letture - Jeta e nje presidenti shkruar nga Tomson Nishani i dedikohet ish-presidentit te Republikes se Shqiperise ne vitet 1946-1954 z. Omer Nishani.
Ky liber eshte botim i "Ngjyrat e Kohes" dhe Recensioni eshte bere nga Ilir Karanxha ( studiues, historian); Bahri Hoxha (poet e publicist) e Qerim Skenderaj (shkrimtar). Redaktore e librit eshte Elvana Bilali (gazetare, poete), Konsulet prof. dr. Thanas Gjika (historian).Ne kompiuter Elvana Bilali, Grafika nga nevila Nallbani, kopertina eshte realizim i Studio Grafike "A&N" . Ky liber
Ne parathenien e librit shkruhet: Historia e vendit tone eshte shume e ngarkuar me ngjarje te ndryshme. Ate e shkruajne jo vetem studioze e historiane, por kushdo qe ka per te treguar ngjarje qe mbartin vlera historike. Me kete qellim edhe ky liber synon t’i sherbeje historise se kombit, duke folur per jeten e nje presidenti, per te cilin dokumentet e publikuar nuk jane te shumte. Dr.Omer Nishani, si president i Republikes se Shqiperise, jetoi tete vjet, nga viti 1946-1954 pas çlirimit te vendit tone nga okupatoret nazi-fashiste. Por, e gjithe jeta e tij ishte vene ne funksion per te ideuar diçka te dobishme per Shqiperine. Per aktivitetin e tij ne arkivin e shtetit tone, ka nje dokumentacion te pasur, por akoma nuk eshte shfletuar... Jeta e ketij intelektuali ka pasur prirje demokratike, nacionaliste me krah perendimor, per nje vend shqiptar te kulturuar dhe per nje shoqeri te civilizuar. Ishte antimonarkist dhe anti nazi-fashist. Ne jeten e tij peshonin interesat e Atdheut, prandaj ai emigroi dhe me pas u denua me burgim dhe me vdekje, keshtu qe nuk mundi te vazhdonte ushtrimin e profesionit te mjekut te specializuar jashte vendit. Per vite me rradhe jetoi jashte Shqiperise ne kushtet e nje emigracioni te ashper, kur asnjehere dhe asnje pjese e jetes se tij nuk njohu paqe e qetesi. Kunder preferencave qe i bente qeveria fashiste e asaj kohe, ai zgjodhi udhen e veshtire te luftes me arme ne dore, kunder pushtuesve te huaj nazi-fashiste. Dr. Omer Nishanit gjate viteve te sundimit socialo-komunist iu desh te perballej me te tjera veshtiresi, te cilat ndikuan ne vitet e fundit te jetes se tij...i izoluar, i trishtuar, derisa mbylli jeten. Megjithese dr. Omer Nishani ka pothuajse gjysem shekulli qe eshte ndare nga jeta, veprimtaria e tij mbetet jetesore. Me kete jeteshkrim, plotesojme sado pak ate boshllek te jetes se tij, e cila eshte teresisht e lidhur dhe e gershetuar me historine e Kombit tone.
TOMSON NISHANI
FIRENCE, 2009
|