Identiteti shqiptar ne Noto, Sicili
Arkivi

10_noto 472 letture - Kryeqyteti i artit barok sicilian, Noto, transformohet nga artiste ne nje teater- muse, fale eventit kulturor "Noto - Kopeshti i Bukurise". Ne kete kuader edhe aktiviteti “Identita

 

 Albanese”ekspozita e artisteve shqiptare e kuruar nga  SH.T.Z. Llesh Kola, Ambasadori i Republikes se Shqiperise ne Itali dhe artisti Alfred Milot Mirashi qe u inaugurua ne sallen Gagliardi me 3 maj e ku do te qenderoje e hapurderi me 2 korrik 2012. Po keshtu, edhe projektimi i dokumentarit te regjizorit Roland Sejko me titull  “Albania - Il paese di fronte”

(art. in italiano  su albacenter.it - Identità albanese a Noto

noto2Eventi kulturor "Noto - Kopshti i Bukurisë" i organizuar nga Bashkia e Notos dhe grupi Art Project, nën drejtimin e artistit të njohur Marco Nereo Rotelli, në bashkëpunim me Rajonin e Siçilisë dhe Provincën e Sirakuzës, nën kujdesin e Ministrisë italiane të Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Mbrojtjes së Territorit, aktivitet qe eshte pershendetur edhe nga vete Presidenti i Republikës Italiane, Giorgio Napolitano u zhvillua në datat 3maj deri me 2 korrik 2012, në qytetin Noto, Sicili – i cili qe prej dhjete vjetesh eshte deklaruar trashëgimi boterore nga UNESCO-s.
Qyteti siçilian mirëpriti artistët më të mirë bashkëkohorë italianë dhe të huaj, duke synuar në konceptin e "kopshtit" si një vend mistik, me të vërteta të ndryshme dhe lule nga Lindja dhe Perëndimi. Kjo nismë përfshinte prezantimin e ekspozitave, shfaqjen e një dokumentari dhe mbajtjen e simpoziumeve.

Aktiviteti ishte konceptuar edhe si një një rast për të festuar 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ku një ndër të ftuarit e veçantë ishte Ambasadori i RSH-së në Romë, zoti Llesh Kola. Në pjesën dedikuar Shqipërisë u prezantua ekspozita kolektive e 12 piktorëve shqiptarë me titull "Identiteti shqiptar" si dhe u festuan lidhjet historike mes dy popujve. Kjo ekspozitë u organizua nën kujdesin artistit Alfred Mirashi.

Autorët e saj ishin piktorët e njohur shqiptarë: Alkan Nallbani, Artan Shabani, Alfred Milot Mirashi, Armando Xhomo, Blerta Xhomo, Genti Tavanxhiu, Pio Serafini, Parlind Prelashi, Alberto Saka, Albien Alushaj, Pjeter Koleci, Eldon Luarasi.
13IMG_4041Schermata 42noto26noto_67noto_kolecinoto_koleci2

SIGE by Kubik-Rubik.de

Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e kësaj nisme ishte dhe projektimi i filmit "Shqipëria - Vendi përballë" i regjisorit Roland Sejko, i cili pëmes imazheve të arkivit të Institutit Luce dhe të Arkivit Kinematorafik shqiptar tregon historinë e trazuar të vendit gjatë shekullit XX.

Me rastin e prezantimit te veprimtarive tre ditore per Shqiperine, në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Bashkisë së Notos, zoti Corrado Bonfanti falënderoi për praninë në këtë aktivitet të SH.T.Z. Ambasadorit Kola dhe konsideroi këtë ngjarje si një moment të veçantë takimi dhe miqësie të dy realiteteve që njihen. Duke iu referuar edhe komunitetit të hershëm të arbëreshëve në Itali, kryesisht në Piana degli Albanesi, Kryetari i Bashkisë Bonfanti vuri në pah lidhjet e ngushta që kjo prani ka vendosur ndërmjet Siçilisë dhe Shqipërisë. Me këtë rast, ai i dhuroi Ambasadorit Kola, në emër të Bashkisë, emblemën e aktivitetit kombëtar “Noto-Kopshti i Bukurisë”, i cili këtë vit zhvilloi edicionin e tij të dytë.

Duke marrë fjalën me këtë rast, Ambasadori Kola përshëndeti dhe falënderoi për organizimin e kësaj veprimtarie festuese të 100-vjetorit te pavaresise se Shqiperise me miqtë italianë sepse këto janë “festa të përbashkëta” – vuri në pah ai. Ai përmendi rolin e rëndësishëm të arbëreshëve në Bashkimin e Italisë, duke kujtuar rolin e Francesco Crispit dhe shumë të tjerëve. “Vitin e kaluar – vijoi me tej z. Kola – kemi festuar së bashku rolin e arbëreshëve në Bashkimin e Italisë, por njëkohësisht edhe rolin e Italisë në integrimin e shqiptarëve, sepse vjet u festua edhe 20-vjetori i eksodit modern të shqiptarëve në brigjet italiane. Edhe këtë vit do të festojmë së bashku 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë për rolin që Italia ka pasur, por njëkohësisht edhe për rolin e rëndësishëm të shqiptarëve të Italisë. Por nëse Shqipëria këtë vit feston 100-vjetorin e Pavarësisë, kultura e saj është shumë e vjetër – vazhdoi ai. Në fund të muajit maj, në Kalabri, do të festohet 280-vjetori i themelimit të Kolegjit të Shën Adrianit në San Demetrio Corone”.

 Shqipëria dhe shqiptarët – theksoi Ambasadori Kola – ndjehen krenarë për miqësinë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera që kanë me Italinë në të gjitha fushat, e cila është mbështetësja më e mirë e procesit të integrimit të saj në BE. Me këtë rast, për të nxitur një njohje më të mirë dhe për të intensifikuar edhe më tej lidhjet, Ambasadori Kola i sugjeroi Kryetarit të Bashkisë së Notos të bëhet edhe një binjakëzim i qytetit me një qytet në Shqipëri. Më tej, ai prezantoi ekspozitën artistike të 12 artistëve shqiptarë të mirëintegruar e të rritur artistikisht në Itali, si edhe dokumentarin “Shqipëria Vendi Përballë” të Roland Sejkos, Në përfundim të fjalës së tij, Ambasasadori Kola falënderoi italianët për mikpritjen dhe miqësinë që i kanë rezervuar në shekuj shqiptarëve.

Ambasadori Kola mori pjesë në të gjitha veprimtaritë që u zhvilluan në kuadër të nismës “Noto –Kopshti i Bukurisë”, ku pati rastin të fliste për Shqipërinë dhe ta bënte atë të njohur edhe tek të rinjtë e liceut artistik të Notos. Ishte i pranishëm në këtë veprimtari edhe siriani Adonis, disa herë kandidat për çmimin Nobel, i konsideruar si poeti më i madh arab i kohës së sotme, me të cilin Ambasadori Kola u takua përzemërsisht dhe diskutoi në lidhje me pranverën arabe.

Artistet shqiptare qe moren pjese ne kete ekspozite pothuajse te gjithe jetojne ne territorin italian, disa prej tyre jane diplomuar ne Itali dhe vazhdojne profesionin e tyre si artiste duke ekspozuar ne shume qytete te vendit.
Ekspozita Identitei Shqipetar, nje mundesi qe na e dha artisti italian Marco Nere Rotelli si drejtori artistik i evenimetit ne Noto, do te rrije e hapur per publikun e qytetit magjik Noto deri me dt 2 korrik 2012, ne nje nder pallatet me me vlere, ne salla Gagliardi.

Filmi i regjizorit Roland Sejko u ndoq me shume interes e kureshtje nga shume qytetare te Notos. Ne fetyrat e tyre shprehej kurioziteti per te njojtur nje histori te nje vend jo shume larg nga Italia, per te cilin shume prej tyre nuk dinin asgje.

Ne Noto merrnin pjese shume personazhe te tjere , poete , shkrimtare kritike arti, artiste , per me shume informazione www.ilgiardinodellabellezza.it

 

Per publikim per albacenter.it :
teksti: Alfred Milot Mirashi
foto:  Pjeter Koleci

 

Video

Aleksander Gashi, pianista- compositoreAleksander Gashi

pianista, compositore

cittadino italiano per meriti artistici