|
8400 letture Skender Drini(1935) lindi ne Voskopoje te Korces ne nje familje atdhetare. Ka kryer Universitetin e Tiranës dhe ka punuar si mësues në rrethet Tropojë, Burrel e në Shkodër në vitet 1954-1982. Botimet e tij të para, edhe pse për jetën e botën e fëmijëve, zgjuan interes dhe treguan se në skenën e letërsisë shqiptare po vinte një zë i veçantë. Më pas, botimet e tjera, vëllimet me tregimet e veçanërisht romanet, qenë një befasi. Lexuesit e vëmendshëm e kritika panë në këto vepra një stil e ngjyrim emocional të veçantë, se si ndërthureshin harmonikisht tek ai shkrimtari, historiani, filozofi,analisti e politologu, një shkrimtar potent që sillte me art e kulturë realitete të ndryshme historike e bashkëkohëse, të mbështjella me një tis filozofik e frazë ekspresive që të bënte për vete. Me këtë bagazh veprash që pushtuan libraritë e bibliotekat shqiptare, sidomos në harkun kohor të viteve '70-80 të shekullit të kaluar, ai "iu imponua" Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, e cila nga viti 1982-1991 e nxori shkrimtar në profesion të lirë, pra duke i krijuar kushte më të mira krijuese. Në vitet 1992-1997 është diplomat në Turqi, sekretar i parë i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Ankara, ku dhe ka një pauz në botime. Në vitin 1997 kthehet sërish në Shkodër, drejtor i Televizionit „Shkodra TV1, nga viti 1999 analist politik për çështjet e Evropës Juglindore, të Ballkanit dhe të problemeve shqiptare në gazetat "Koha jonë", "Sot", "Shekulli", etj. Është anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shkodrës. Është poliglot. Zotëron mjaft mirë italishten, frëngjishten e turqishten dhe komunikon në anglisht, serbokroatisht dhe rusisht. Shkrimtari Skender Drini është Laurat i Çmimit të Republikës së Shqipërisë.
(Kjo biografi eshte perpiluar dhe realizua nga Skender Temali dhe publikuar ne keto faqe ne 2004)
Alcune copertine dei suoi romanzi {vsig}scrittori/skender2{/vsig} {vsig_c}0|sd_01.jpg|Sonambul|roman, Shtepia botuese "ilar", Tirane 2008{/vsig_c} {vsig_c}0|sd_02.jpg|Nata eshte grua|roman, 2004{/vsig_c} {vsig_c}0|sd_03.jpg|Eklipsi i henes|roman, 1998{/vsig_c} {vsig_c}0|sd_04.jpg|Tanush Martini|roman, 1990{/vsig_c} {vsig_c}0|sd_05.jpg|Kirurget|roman, 1984{/vsig_c} {vsig_c}0|sd_06.jpg|Vraje tradhtine|roman, 1978{/vsig_c} {vsig_c}0|sd_07.jpg|Midis dy koheve|roman, 1978{/vsig_c} {vsig_c}0|sd_08.jpg|Njeriu gjigand|roman, 1973{/vsig_c} {vsig_c}0|sd_09.jpg|Kenga e drites|roman, 1970{/vsig_c} {vsig_c}0|sd_10.jpg|Shqipja e kreshtave tona|{/vsig_c} {vsig_c}0|sd_11.jpg|I Racconti del Nord |Edizioni del Sud, 2007{/vsig_c}
EDIZIONI
Letersi per Femije
Tregimet e së shtunës - tregime - 1965 Do të luajmë pas luftës - tregime - 1967 Tregime për botën tonë - tregime - 1967 Kompania e katërt - roman (Botimi I '73) - 1967 Tregime të zgjedhura për fëmijë - tregime - 1977
Tregime
Kumbimet e reja të pyjeve - 1972 Tregimet e veriut - 1977 Rruga e njeriut - 1990 I racconti del Nord ( Tregimet e Veriut) perkthimi Pavlina Nasca, Bari , Itali, 2007
Romane Shqipja e kreshtave tona (Vol.I) - 1967 Shqipja e kreshtave tona (Vol.II) - 1970 Shqipja e kreshtave tona - Prishtinë, 1970 Kënga e dritës - 1970 Njeriu gjigant - 1973 Shembja e idhujve - 1975 Midis dy kohëve - 1978 Vraje tradhtinë - 1978 Kirurgët - 1984 Bajram Curri - Biografi e letrarizuar - 1984 Tanush Martini - 1990 Ishulli i qetë - Prishtine, 1996 Shfytyrimi - EuroRilindja, 1996 Eklipsi i hënës - 1998 Kthim në vetvete - Publicistikë analitike Shekulli i Kosovës - 2000 Përballje - 2002 Nata është grua - 2004 Korbi - shtëpia botuese "Globus R"-Tiranë, 2007 Sonambul - shtëpia botuese "Ilar" -Tiranë, 2008 Parajsa e gjenive - shtëpia botuese "Ilar" -Tiranë 2009
|