Piktori Arben Morina ne Vlore
Archivio
Ismail_Qemali 536 letture - Vlore, Shqiperi. 27 qershor 2012. Ne Muzeun e Pavaresise ne Vlore u zhvillua ceremonia e dekorimit te 40 firmetareve te pavaresise si dhe ekspozita me disa portrete te firmetareve, te realizuara nga piktori Arben Morina.
Nderoi me pranine e tij ne kete ceremoni vete Presidenti i Republikes se Shqiperise z. Bamir Topi, i cili dekoroi me urdherin " Nderi i Kombit",  40 Firmetaret e Pavaresise se Shqiperise  me motivacionin "Per meritat e tyre Historike si Figura te shquara te kombit dhe rolin e tyre madhor ne krijimin dhe shpalljen e shtetit te lire e te pavarur shqiptar, si finalizim i luftes dhe perpjekjeve te parreshtura te popullit liridashes shqiptar ne rrjedhe te historise". Me Medalje te veçante, Presidenti Bamir Topi, dekoroi Ismai Qemalin, me Urdherin me te larte, "Urdhri i Flamurit".
Ishin te pranishem ne kete ceremoni edhe familjaret e firmetareve te pavaresise, prania e te cileve perbente nje nderim per evenimentin.
Ekspozita me portretet e 15 firmetareve te pavaresise u inaugurua ne Muzeun e Pavaresise ne Vlore. Portretat jane veper e piktorit te talentuar Arben Morina dhe jane pjese e koleksionit qe portretisti i madh shqiptar po realizon per te gjithe 40 firmetareve te pavaresise.
Ekspozita ne Muzeun e Pavaresise u vizitua nga presidenti Topi dhe gjithe pjesemarresit ne ceremoni.

 

 

Video

Aleksander Gashi, pianista- compositoreAleksander Gashi

pianista, compositore

cittadino italiano per meriti artistici

TIFF - Tirana Film Festival
TIFF - Tirana International Film Festival
23-31 ottobre 2013

AlbaStore