|
Archivio
|
|
650 letture - Scutari, Albania. Aprile 2012. E appena uscito dalla stampa il nuovo romanzo dello scrittore Skender Drini intitolato "Planeti i lodhur"
Ne hyrje vepres, autori ka vene nje kushtim: "Vepra u kushtohet atyre qe ecin, ecin dhe prap ecin, pa veshtruar para dhe prapa dhe pa pritur asgje nga jeta." Keta njeres vegjetojne ne kafenene apokaliptike "Venedik", ne periferi te qytetit dhe ne periferi te jetes. Duket sikur jeta vete i ka lene aty, si nje teprice e saj e parendesishme. Jane njeres, qe pervec nje lindjeje pa fat, kane qene te detyruar te mbajne mbi shpine diktatin njerzor, nje diktature sociale te kthyer natyrshem ne ligj dhe zakon pavaresisht cdo lloj sistemi politik. Shoqeria nuk i perfshin ata, per hir te disa ekuilibrave artificial, por edhe pse do te ruaj perjetesisht nje imazh perjashtues. Por edhe ata vete sikur nuk duan te perfshihen, sikur kane frike te perfshihen, apo dhe nuk mund t'ia arrijne kesaj edhe po te duan. Romani "Planeti i Lodhur" eshte nje nga veprat me dramatike te shkrimtarit Skender Drini. |