Newsletter


Receive HTML?

Visitors on-line

We have 97 guests online


website designed bySiteGround web hosting

KOHE IKONASH, Rozafa Shpuza
Libri degli autori albanesi in albanese

koheikonash_r_shpuza 209 letture - Kohe ikonash -  Dromca letrare, Rozafa Shpuza. Shtepise botuese "Redona". Redaktor letrar Shpresa Rama,

 

 redaktor gjuhësor Bahir Abdiko, piktor Jozef Martini dhe paraqitja grafike nga Sergen Veseli. ISBN 978-99956-14-95-9).

Ne vend te parathenies, Rozafa Shpuza ka preferuar " Ndjesi miqsh", te cilen me autorizimin e vete autores po e publikojme me poshte:

Rozafa Shpuza - Kohe Ikonash (dromca letrare)



Ndjesi miqsh


Shpresa Rama: Bukur! Si gjithmonë qyteti në sfond "do të na lodhë" në rrugëtimin tonë... Tek ti ndjehet aq shumë, e dashur, rebelja Rozafë. Siç duket prandaj të kanë vënë këtë emër se e kanë ndjerë që në frymëmarrjen e parë tënden atë pulsim të pazgjidhshëm, të pafund. Shkruaj, shkruaj, shkruaj!!! Libri duhet të plotësohet, të përzgjidhen me kujdes shkrimet dhe të dalë PATJETËR! (“Shuhet ngadalë”)


Fisnik Shpuza: Ndërsa po lexoja tregimin këtu në San Paolo, Brazil, momenti dhe vendi u gërshetuan në një mënyrë misterioze dhe krijuan një realitet unik për mua. Baza e tregimit m'u përshtat kaq shumë, saqë më frikësoi pak. Ky qytet i stërmadh 26 milionësh, me rrugë të zhurmshme dhe pa askënd që njoh, është shumë i  ngjashëm me atë që përshkruan edhe ti. Tregimi më pëlqeu jashtë mase… ("Hapa nëpër shkallë")


Drita Muleshku: O Zot, po ti më kënaqe! Më ke kthyer 20 vjet pas. Më duket sikur më ke shkundë pluhurin e kujtesës e më ke sjellë pranë ato vite të bukura që kaluam bashkë. Çuditërisht, nga shkrimet e tua kujtoj pikërisht atë kohë e njëkohësisht kuptoj mesazhin e përjetimin tënd. Kjo është mirëfilli prozë poetike me të gjitha parametrat. Ka përjetimin, ndjenjën, heroin lirik, harmoninë e idesë e ndërlidhjen e duhur të paragrafëve... (“Idhtësia e një epilogu”)


Ana Kove: Dashuritë e mëdha vijnë edhe në të tilla përjetime..., të mëdha! Emocion i vërtetë. (“Mesazhi i syve”)


Ridvana Laçej: E lexova..., e lexova e si gjithmonë nuk u zhgënjeva, përkundrazi. A e din se kur po e lexoja perdet lëvizën nga ERA e me erdhën në mendje ato pritjet zhgënjyese...Si nuk më vrau reja! (“Namë apo urim”)


Klod Kojashi: Beh, unë tashmë e dua “atë”…  Edhe pse më shfaqet e vuajtur në këtë tregim, e pasigurt, ndoshta e dëshpëruar, por jo e shpërfytyruar. Ecja e saj vijës së detit, aty ku deti prek tokën, më pëlqen shumë. Është metaforë e jetës, është diçka që shkon përtej edhe vetë dashurisë, është një fije tragjike që ndan gjithçkanë dhe asgjënë. Ke thanë me atë figurë diçka të fortë dhe shumë emocionuese. Kjo ecje, me gjurmët që krijohen dhe fshihen, e krijohen e fshihen përsëri është gjithçka. Gjithçka që ishte, që është dhe që ka me kenë. Të përgëzoj me zemër! (“Mirazh”)


Albana Temali: Rozafa, e lexova me shumë kënaqësi këtë "dromcë" tanden. Shqipe e saktë, që të shkrin shpirtin, e fabul e përzgjedhun! Për këtë t'përgëzoj dy herë e uroj t'i mbledhësh e t'i publikosh sa më parë në ndonjë vëllim! (“ Mesazhi i syve”)


Elektra Haxhia: Rozafë, po më befason me këto që shkruan. Sa fantastik ai përshkrimi i shiut. Mandej duket që merresh me fotografi kur përshkruan botën përmes hapësirës së grilave. Janë ca gjëra që më duket se mund të shkruhen bukur veç prej femrash që dinë të ndjejnë fort e hollë. Përgëzime! (“Shuhet ngadalë”)


Jozef Martini: E lexova. Bukur! Ke aftësinë me të ba me e parafytyrue ç'po ndodh e kjo asht shumë! (“Namë apo urim”)


Adriana Hila: Nuk kam frymë e shtrenjta ime, nuk kam ajër, më bëre të dashurohem e të qaj me çdo fjalë që shkruaje, fjalë që vetëm një vajzë që shikon te babai heroin dhe frymëzimin e saj mund t’i shkruaj. Profesor Cufi do të ndihej krenar për "fllanzën", trashëgimtaren e tij të denjë. Uau, më çove në një tjetër dimension! Jam e lumtur që të kam mike. (”Mesazhi i syve”)


Ledia Mikeli: Oh Rozafë, një "dromcë" e mrekullueshme, që besoj ka ngacmuar fantazinë e gjithkujt. Është kjo një nga arsyet që ne, miqtë e tu, presim me padurim kthimin tënd. Më pëlqen paralelizmi që bën midis periudhës ndërstinore e ndjenjave të saj. Ajo e di dhe s’e di se çfarë ndjen, çfarë po ndodh me të…, por në ndryshim nga stinët, që i "binden" ligjeve të natyrës dhe zëvendësojnë njëra-tjetrën, kujtimet e saj kanë zënë një "cep" të kujtesës së saj për t'mos u zëvendësuar nga të tjera. (“Ndjesi ndërstinore”)


Rudina Llazari: Të falënderoj për emocionin që më krijove! Pas kësaj e dashuroj edhe më shumë fjalën. (“I kam marrë inat fjalët”)


Elinda Marku: Medalja asht e përbame prej faqesh. Ngado që ta kthesh, njena faqe asht dashni e tjetra faqe asht urrejtje. Janë absolutisht të barabarta si vlera të së njëjtës medalje. Një njeri që nuk din me urry, absolutisht nuk din as me dashtë. Krejt sekreti asht se duhet me ditë kë me urry, çfarë me urry. Nuk mund ta dush të bukurën kur nuk je i zoti me urry të keqen. Qoftë edhe vetëm duke urry të keqen, e ke dashtë të bukurën... Ti Rozafa më je e bukur e unë t'dashkam, besueshëm! (“Miq apo armiq”)


Daniel Gazulli: Një përshkrim gjithë ndjenjë. Ç'kuptim do të kishte arti po të mos ishte ndjenja? Përgëzimet e mia ma të sinqerta! (“Sekreti i Hënës”)


Laureta Spahiu: Në pak rreshta ritmike zbulohet një histori që ndoshta dikujt do i ishin dashur faqe të tëra për ta treguar. Për të mos folur pastaj për epilogun, në dukje i pafajshëm, por me ironi të hollë. Të lutem, mos e ul vrullin! Bravo! (“Çoroditje”)


Ornela Musabelliu: ‎"Ah, sikur edhe njerëzit të mundnin të rrinin ashtu bashkë, me dashuritë e zënkat, por pa këto ndarje të trishtueshme e pa psherëtima!" Sikur të ishte kështu Roz, as ti nuk do ta kishe shkruar këtë mirazh... Kështu funksionon bota, që ne të mund të vazhdojmë ëndërrimet dhe rendjet tona. Ja ku e nisa mëngjesin me ty sot. Bukur!  (“Mirazh”)


Leon Lekaj: Mund të biesh krejt lehtë në grackën e tregimit, që e ke përgatitur me kujdes. Një gjetje me të vërtetë e këndshme edhe pse "zhgënjyese". Urime Xhexh! (“Magji në ajër”)

 

(Copëza komentesh, për tregimet e publikuara te autores  Rozafa Shpuza,  mund te gjeni te “Dromca letrare dhe fotografi” http://rozafaweb.blogspot.com/ )

 
BAnnerUTIU••••••

Ovunque tu sia

Senza limiti di spazio e tempo

••••••