Newsletter


Receive HTML?

Visitors on-line

We have 96 guests online


website designed bySiteGround web hosting

LEZHA, VESHTIM HISTORIKO-GJEOGRAFIK, S.Pulaha, A.Parruca
Libri degli autori albanesi in albanese

{jcomments on} 893 letture - Lezha - vështrim historik-gjeografik , Agim Parruca ne bashkepunim  me Prof. Selami Pulaha. Sh.B Idromeno, 2000. Shtypshkronja ILAR, Tirane. Faqe 270. 

 

 

Recensent: Akademik Aleks Buda, Pergatiti per botim dhe kopertinat: Agim Parruca, Ne kompiuter : Astrit Baci, Foto: G.Marubi, Sh.Pici, P.Pici, A.Beka.

Parathenie:
Ky liber i ndare ne dy pjese qe shihet qarte dhe nga titulli eshte nje material njohes per cilindo qe desheron te dije diçka ose shumçka per Lezhen.
Eshte nje fat per lezhjanet qe shenimet per historine e qytetit te tyre i shkruan nje nga historianet me te mire shqiptare, i njohur dhe ne Ballkan e Europe per nje kontribut te tij shkencor ne fushen e albanologjise, i ndjeri prof. dr. Selami Pulaha.
Lezha, qytet i lashte, me kontribut ne te gjitha etapat e historise sone e meriton kete nder.
Prof. dr. Selami Pulaha, realitetin historik te ketij qyteti eshte perpjekur t'a perfshije ne nje pasqyre te shkurter kronologjike.
Duke ja filluar nga themelimi i qytetit, shtrirja e tij, Akrolissusi, Lissusi ne periudha te ndryshme historike e deri ne mesin e shek. XIX, aftesite dhe mundesite e prof.dr S.Pulaha kane bere qe lexuesi, cilido qofte ai te kete ne dore nje material qe cilido do t'a kishte te veshtire ta zbulonte.
Ky material eshte botuar vite me pare ne Nr.1 te Lissus (1967) por me tirazh te vogel sa sot edhe ne bibliotekat eshte veshtire te gjindet.
Nga bisedat qe kemi zhvilluar me shume lezhjane, bile dhe intelektuale, rezulton se nje pjese e tyre nuk dine se ekziston nje material i tille, bile shprehin deshiren per ta lexuar.
Kjo dhe respekti qe kam pasur per profofesorin e matures dhe fakultetit me shtyne te merrem me ribotimin e ketij materiali.
Jam perpjekur qe materialin ta plotesoj me harta dhe fotografite perkatese, qe ne materialin e mesiper mungonin, sepse teknika dhe koha kane qene te kufizuara. Kam bindjen se ky studim dinjitoz per historine e lezhes jo vetem do te beje te ndihen krenare lezhjanet, qe jetojne ne Shqiperi, por edhe bijte e tjere te Lezhes kudo ne bote.
Ato kane te drjete te mburren se i perkasin nje qyteti gadi 2400 vjecar, ku jeta ka vazhduar pa nderprerje qe ateher deri me sot.
Lezha eshte qyteti ku u realizu bashkimi i pare politik i popullit shqiptar me Kuvendin e saj, ne 2 mars 1444.
Studimi ne fjale do te nxise  historianet e tjere qe t'a vazhdojne historine e Lezhes deri ne ditet tona e ta plotesojne me fakte te reja te zbuluara kohet e fundit.
Pjesa e dyte e ketij libri e ze veshtrimi gjeografi i rrethit te Lezhes, ne aspektin fizik te tij.
Ne kete pjese jemi perpjeke te shtjellojme ne formen e nje teksti gjeorgafie, gjeorgrafine e Lezhes, me qellim qe kush desheron te dije per Lezhen ne kete aspket, te kete material te gatshem.
Materiali fillon me poziten gjeografike, kufijte dhe madheshtine e Lezhes, vazhdon me gjeologjine e saj, relievin, klimen, hidrografine, tokat dhe mbaron me boten bimore e shtazore te saj.
jam perpjeke qe te shtjelloj ne detaje secilin per kete aspekt.
Edhe ky material eshte botuar ne vitin 1974 ne Lisin 3. Botimi ka qene mjaft primitiv, me shtaptilograf, me shume ne trajten e nje dispense ku gabimet e shtypit shpesh çojne ne gabime shkencore.
Jo vetem hartat qe kane dale te paqarta, por shpesh dhe shifrat te palexueshme.
Si ne rastin me shkrimin " Veshtrim per historine e Lezhes" qe botimi eshte lokal e i kryer shume vite me pare edhe shkrimi "Gjeografia e rrethit Lezhe" eshte mjaft e veshtire per t'u gjetur.
Kjo me shtyu t'a ribotoj e t'a rimbledh ne nje liber me  titull "Historia e Lezhes". Materiali eshte aprovuar nga katedra e Fakultetit te Histori Filologjise te U-T. te atij viti.
Ne botimin aktual kam shtuar disa harta me ngjyra dhe statistika qe perfshijne edhe vitet e mevonshme.
Perveç gjeografise kam shtuar nje shkrim per termetet qe kane preke Lezhen ne shek XX. Nje shkrim per popullesine e Lezhes, ku kam cilesuar dhe lezhjanet e vjeter. Nje shkrim tjeter titulluar "Te ndryshem per Lezhen ne vite", ku kam paraqitur disa te dhena kryesisht per popullesine qe dikur ishin sekret dhe teper sekret.
E perfundoj librin me nje thirrje qe i bej mergimtareve te Lezhes e te gjithe Shqiperise per t'u kthyer e per te begatuar kete vend, qe si pozite gjeografike e ka bekuar vete Zoti.
Libri mund te sherbeje eshe si album i vogel fotografik, veçanerisht per qytetin e Lezhes te paratermetit te 1979, qe çka jane nen 25 vjeç nuk e njohin fare. Besoj edhe per te tjeret qe nuk kane patur mundesi te njihen me keto materiale, edhe me fotografi te tjera aktuale.
Mirepres verejtjet dashamirese dhe shpresoj qe shkrimet per Lezhen te mos kene fund.

Autori , Agim Parruca 
 
BAnnerUTIU••••••

Ovunque tu sia

Senza limiti di spazio e tempo

••••••