BAnnerUTIU••••••

Ovunque tu sia

Senza limiti di spazio e tempo

••••••

Visitors on-line

We have 95 guests online


website designed bySiteGround web hosting

FLETORJA E VJESHTES. J. Radi
Libri degli autori albanesi in albanese

1114 letture - Fletorja e vjeshtes, poezi, Jozef Radi. Shtepia botuese "Pakti", Ancona, Italia, 2011. fq.134.

"Fletorja e vjeshtes", keshtu titullohet vellimi i ri poetik i Jozef Radit, i cili  vjen pas permbledhjeve " Muret e muzgut" (1993)

dhe "Kujtesa e mjegulles" (2000).
Siç shkruan ne kopertinen e fundit Leka Ndoja "eshte shenje e pjekurise artistike te Jozef Radit, jo vetem per arsye te mases se kohes se rrjedhur dhe te perkushtimit te poezise si mjet shprehes dhe ditar jetesor ku mbresohen aktet me sublime te veprimit njerezor apo i persiatjeve te receptuara nga poeti." Ndersa vete autori Jozef Radi e prezanton librin ne parathenie ne keto fjale: " Ket liber ua kam kushtue gjithe atyne qe ma s'paku e meritojne... ata jane pjesa ma e madhe e kesaj bote.. e nese dashnia s'e ka zbut pak shpirtin e tyre, t'pakten s'ka egersue mua.."
Elementi biografik e tejeshkon kete vellim poetik. Radi ka kaluar vite te tera jete neper kampet e internimit gjate peridhes se regjimit komunist ne Shqiperi dhe keto vite padyshim kane lene gjurmet e thella ne formimin e tij si njeri e si poet. Me atdheun e lidhin vuajtjet e kjo ndjenje eshte filli lidhez i poezive, eshte perpunimi i saj ne vargje, qe lexuesit  " i marrin frymen" nga pesha e dhimbjes qe percjellin.

ne poezine " Fletorja e vjeshtes" qe eshte bere dhe titull per vete vellimin lexojme:

" nana ime e bjerrun shprese m'rriti n'nji kamp

                                                                 t'humbun
mes malesh te egra e t'braktisuna t'Kurveleshit,
ku dyqin sy burrash te lodhun dijesh e vetmie
lshonin drite e andrra mbi pafajesine time
                                                              n'shpergej
sot e kesaj dite une jam atje mes malesh t'egra
pse ndjej urrejtesit s'jane lodhe prej s'keqes s'tyne,
po une s'pata kohe me humbe n'urrejtje te askujt
pse sot e k'saj dite mbaj dashnine e atyne dyqind
                                                                      syve
qe besojninte jeta - te ajo foshnje n'grazhd.."

( Jozef Radi " Fletorja e vjeshtes, fq. 35, 2011)


Forca e magjishme e mendimit te lire, qe s'njeh robni dhe eshte i pranishem te poezite e  "Fletorja e vjeshtes se pare" per te vazhduar te "vjeshtat " e tjera "e dyte" e "e trete" deri te "vjeshta e vjeshteve" - pjesa e fundit e vellimit poetik ku pas nje udhetimi nga e kaluara ne kampet e internimit deri te e sotmja, te jeta ne qytetin e Ankones ku autori  i rikthehet mallit te memedheut e tokes se t'pareve.

Memoriale mbetet Liria e mendimit apo Mendimi i lire, qe aq bukur eshte shprehur te keto vargje :

" jo, s'jane te lire ata qe ngrene rrethime
te lire jane ata qe rrethojne mure"

( Jozef Radi " Fletorja e vjeshtes, fq. 18, 2011)



Ndersa vazhdojme shfletimin e vellimit  "Fletorja e vjeshtes"  e Jozef Radi , vemendja impenjohet e leximi ngjall emocione te forta  ashtu siç mund te shkaktoje vetem nje veper e mirefillte artistike, jo vetem per permbajtjen e saj e temen qe trajton por dhe per mjeshtrine me te cilen ka autori perdorur mjetin-gjuhen shqipe ne kete rast per t'a shprehur mendimin e per t'a transmetuar ate te lexuesi.

" Kurre shqipja ma lehte e ma ambel s'ka dale prej shpirtit tim..
E keshtu e lehte dhe e ambel ardhte edhe nder ju...jr."

( Jozef Radi, Fletorja e vjeshtes, fq. 9, 2011)


shkruar nga Albana Temali

 

Add comment


Security code
Refresh

Video

Aleksander Gashi, pianista- compositoreAleksander Gashi

pianista, compositore

cittadino italiano per meriti artistici

TIFF - Tirana Film Festival
TIFF - Tirana International Film Festival
23-31 ottobre 2013

AlbaStore