Mentor Quku (1939-2014) lindi në Bilisht të Korçës. Ne vitin 1957 u diplomuar ne Institutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë, ndërsa në vitin 1963 kreu studimet në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
||||
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
Në periudhën 1954-1951 ka ushtruar profesionin e mesuesit në shkollat e Shtiqënit, Brutit (Kukës),në shkollën e mesme Hydajet Lezha (Lezhë), në shkollën e mesme Xheladin Fishta (Shkodër), në shkollën e Barbullushit. Më 1991-1992 drejtor në shkollën e Bahçallekut. Më 1992-2000 ka kryer detyrën e drejtorit të Muzeut Historik Shkodër. Sot është në pension. Hobet e tij janë sporti, filatelia, piktura dhe muzika.
Është drejtor i revistës Kumtari, nr. 5,6,7, si dhe i gjashtë vëllimeve të Seminari Ndërkombëtar, Shkodra në shekuj. Ka drejtuar dhe organizuar në Shkodër, katër seminare ndërkombëtare Shkodra në shekuj (1, 2, 3, 4), si dhe tetë seminare shkencore për rishkrimin e historisë kombëtare, zhvilluar në qytetet Hamburg, Prizren, Shkodër, Klinë, Rrëshen, Istog, Ferizaj dhe Shkup.
Është autor i shumë studimeve e botimeve në fusha të ndryshme të dijes, ne periodike studimesh shqiptare dhe te huaj.
Tema qëndrore e studimeve të tij mbetet ajo e Ndre Mjedës, për të cilin ka organizuar kërkime në Shqipëri e Kosove ne Arkivete Bibliotekave kryesore ne Tirane, Shkodër, Durrësit , Prizreni (Kosovë) etj.
Projekt-studimi mbi Ndre Mjedën filloi në maj 1974, por u deshen 30 vjet që autori të fillonte botimin e serisë Mjeda. Në vitin 2004 botoi vëllimin e parë Rinia. Me këtë rast pati vlerësime në rrethet shkencore jashtë vendit.
Gjatë vitit 2003 punoi në Arkivin e Propaganda Fides, Arkivin e Jezuitëve Romë, si dhe në Arkivin historik të provincës Venet.-Met. Gallarate (Itali);
Më pas, fondi i mirënjohur Dr. Peters Mahringer-Fonds (Austri) i bëri një vlerësim maksimal projektit të tij, duke i siguruar atij mbështetjen e gjithanëshme në ekspeditat kërkimore shkencore që organizoi në arkivat,
bibliotekat dhe muzeumet e Vjenës për dy vite me radhë (2005-2006). Në Vjenë bashkëpunoi me personalitete të shquara të kulturës dhe shkencës si Bernard Stillfried, Ilona Slavinskin.
Përmes ndihmës së miqve të tij të shumte ka bërë kërkime në Arkivet e bibiotekave ne Gjermani, Francë, Poloni, Danimarkë, Spanjë, etj.
Është laurat i çmimit letrar "Serembe"(2008)
BOTIME
Mjeda-1
(1866-1888)
Rinia Mjeda-2
(1888-1899)
Albanologu
Mjeda-3
Libri i pare
(1899-1912)
Alfabeti
------
Mjeda-3
Libri i dyte
(1899-1912)
Liria Mjeda-4
Libri i pare
(1912-1925) Identitet Mjeda-5
(1925-1937) Gjuhetari
Mjeda-6
Libri i pare
Bibliografia Mjeda-6
Libri i dyte
Bibliografia Mjeda-7
Bashkekohesit
Mjeda 8
Album
Nje veshtrim
i ri
mbi luften
e Reçit
Historia
100-vjeçare e shkolles
se Barbullushit
Pylli i margaritareve
shqip-italiano
e
shqip-english
Qyteti
i Gocave te Detit,
shqip-italiano
Qyteti
i Gocave te Detit,
shqip-english