atjon gjergjLouvre, ottobre 2017. Albumi i Atjon Zhitit vlerësohet me Medaljen e Kujtimit dhe vepra " The Kiss" e piktorit të mirënjohur Gjergj Kola me Medaljen e Krijimtarisë në Ekspozitën ndërkombëtare te Arte bashkëkohore të organizuar ne Muzeun e Luvrit nga Fondazioni ndërkombëtar artistik " Artcom Expo International.

Albumi me vizatime e piktura i Atjon Zhitit, ka pak kohë ka që është botuar dhe shpërndarë në libraritë kryesore të Tiranës e ato të aeroportit, ka tërhequr vëmendjen dhe është vlerësuar në metropole të Europës, në Itali e Francë, Austri e deri dhe nga japonezë.

Ndersa piktori i mirenjohur Gjergj Kola ishte ftuar per te katerten here radhasi nga Fondazioni “Artcom Expo International” per kete ekspozite. Vepra e tij  magjepse "The Kiss", mori vlerësime të shumta dhe u nderua me Medalje e Krijimtarise.

Artisti shqiptar Gjergj Kola bashkepunon prej vitesh me Fondacioni Nderkombëtar Artistik “Artcom Expo International”, i cili  promovon dhe mbështet artistë nga vende të ndryshme të botës. Në këtë edicion piktori Gjergj Kola paraqiti dhe një piktor të ri, bashkatdhetarin Atjon Zhiti. Krijimtaria e tij e përmbledhur në albumin “OPERA ATJON”, përgatitur mjeshtërisht nga piktori dhe kritiku i artit Gezim Tafa, shpalos një krijimtari të çiltër artistike, plot fantazi, ngjyra e nuanca të freskëta,  të sistemuara me estetikë dhe nivel të lartë professional, u shpreh mjeshtri Gjergj Kola.
1Albumi dhe dekorataAlbumi përmbledh një ëndërr, sa fëminore, po aq dhe universale, një realitet dëshirash, skica, vizatime e dritë, të shoqëruara me dy ese, kritika artistike nga dy profesionistë si dhe punime kushtuar Atjonit nga piktorë të njohur, që nga postkubisti Ibrahim Kodra e deri te impresionisti Gjergj Kola, i cili me elegancë ka arritur të kapë buzëqeshjen ëngjëllore të Atjonit.

6 piktura të Gjergj Kolës për Atjonin u vunë dhe në ekspozitën vetiake në Galerinë “Espace” në Paris.
Bordi drejtuesi i këtij fondacioni, presidenti Hans Salbu dhe Baronesha Jiselda Salbu, i dhanë “Medaljen e  KUJTIMIT” artistit të ri Atjon Zhiti, në shenjë nderimi dhe adhurimi për nivelin e shkëlqyer artistik, të paraqitura me cilësi në këtë album, bagazh estetik i formuar nga një përvojë e veçantë, që shijohen dhe pranë veprave dhe kryeveprave në Galeritë dhe muzeumet e famshme të Europes.

ceremonia e dekorimitGjatë kësaj kohe,piktori mbresëlënës Gjergj Kola ishte i ftuar edhe nga “Hypatija Festival” në Napoli, në Itali, ku ai bashëbisedoi virtualisht me imazh që nga Louvri me presidenten e këtij Festivali kulturor-shkencor, të mbështetur nga UNESCO.

Piktorit tonë iu kërkua të flasë për tematikën dhe mesazhin e tablosë së tij "The Kiss"  e të punës së tij në përgjithsi si dhe të prezantojë Albumin “Opera Atjon”, ku të pranishmëve në ekranin e madh u shfaqeshin fragmente dhe detale nga vepra rinore e AtjonZhitit.

Të dy këta emra, Gjergj Kola dhe Atjon Zhiti,janë të lidhur me Italinë, por dhe me Francën dhe Europën, duke sjellë nga Atdheu i tyre vlera dhe vegime të një Shqipërie Europiane.

Nga “Lajmëtari i së Mirës”
                   

 

cerca

video

Aleksander Gashi
pianista, compositore
cittadino italiano per meriti artistici

alb@partner